Një vajzë e vogël që humbi në pyllin rus për katër ditë i ka premtuar nënës së saj se nuk do të zhduket më kurrë.
Lyuda Kuzina, e cila do të jetë dy vjeç në vjeshtë, u largua nga e ëma ndërsa luante në kopshtin e saj të rrethuar pranë Obninsk, në rajonin e Smolensk, në perëndim të Moskës.
Vajza u gjet e gjallë në pyllin e dendur ku ka shumë arinj dhe ujqër ndonëse nuk kishte ushqim dhe as ujë.
Rreth 500 persona iu bashkuan një përpjekje masive kërkimi për vajzën dhe kur shpresa po zbehej ajo papritmas u gjet e gjallë. (A2 Televizion)