Një ish-kandidat presidencial nuk e ka fituar sot betejën e tij ndaj COVID-19. Bëhet fjalë për 74-vjeçarin Herman Cain, sipërmarrës i suksesshëm dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj në komunitetin afro-amerikan të presidentit Donald Trump, aq sa ishte propozuar nga presidenti Trump në bordin e Federal Reserve disa kohë më parë, por pa sukses.
Cain ishte i shtruar në spital nga 1 korriku, dy javë pasi kishte marrë pjesë në konventën e Trump në Tulsa të Oklahomës, që u kritikua gjerësisht si i rrezikshëm në një kohë pandemie.
Donald Trump dhe Herman Caine Caine gjatë konventës në Oklahoma të Trump Cain ka qenë kandidat për president në vitin 2012 Gjatë fushatës së Cain Me kandidatët e tjerë
Në vitin 2012, Cain ishte kandiduar për zgjedhjet presidenciale, si eksponent i rëndësishëm i rrymës konservatore të Tea Party, dhe mbahet mend për sloganin e tij “9-9-9”, planin ekonomik që parashikonte një seri taksash të sheshta me 9%.
Presidenti Trump kujtoi mikun e tij duke e cilësuar si “një zë i fuqishëm i lirisë, me një karrierë të jashtëzakonshme, një patriot i vërtetë”. (A2 Televizion)