Zonja e Parë e Brazilit ka rezultuar pozitive me koronavirus vetëm disa ditë pasi bashkëshorti i saj, presidenti Jair Bolsonaro, doli negativ.
38-vjeçarja Michelle Bolsonaro është në gjendje të mirë shëndetësore, por i është nënshtruar protokollit dhe do të izolohet për dy javë.
Edhe ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Marcos Pontes njoftoi në Twitter se është infektuar me Covid-19.
Më 7 korrik, presidenti brazilian u tha gazetarëve se ishte diagnostikuar me koronavirus. Që nga ajo ditë ai u izolua në pallatin presidencial në Brasilia. Pasi gjatë kësaj kohe doli 3 herë të tjera pozitiv, vetëm të shtunën testi doli negativ.
Të mërkurën, bashkë me gruan e tij, mori pjesë në një event publik ku u vlerësua puna e grave fermere. (A2 Televizion)