All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ish-krerët e UÇK-së në burg, nis në Prishtinë marshi për drejtësi

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 14:53 | Kosova
Ish-krerët e UÇK-së në burg, nis në Prishtinë
All - Paragraf - 1

Mijëra qytetarë kanë mbushur sot sheshet e Prishtinës. Qytetarët janë duke marshuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në Hagë.

Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë popullo”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, qytetarët po bëjnë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, raporton KosovaPress.

All - Paragraf - 3

Marshi për drejtësi mblodhi bashkë gjithë partitë politike, shoqërinë civile, personalitete të ndryshme e bashkësi fetare.

Kujtojmë se Thaçi, Veseli, Selimi e Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos