All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

U vihet zjarri makinave të serbëve të Kosovës me targa RKS në Zubin Potok

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 16:05 | Kosova
U vihet zjarri makinave të serbëve të Kosovës me targa RKS
All - Paragraf - 1

Dy vetura, në pronësi të dy shtetasve serbë të Kosovës janë djegur mbrëmë në Zubin Potok. Sikurse njofton KosovaPress, lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, i cili ka informuar se veturat e djegura ishin me targa RKS.

Ndërsa, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, lidhur me djegien e veturave, ka potencuar se strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok.

All - Paragraf - 3

“Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e veturave janë të vetmet targa legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos