Sulmohen me mjet shpërthyes policët e Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 11:40 | Kosova
Sulmohen me mjet shpërthyes policët e Kosovës në

Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar në orët e para të së dielës me mjet shpërthyes në Mitrovicë të Veriut.

Siç njoftohet, dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është shok-bombë.

Me datë 02.04.2023 rreth orës 02:20, gjatë natës, në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve,  në drejtim të zyrtarëve policor që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes. Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, u njoftua edhe Prokurori i shtetit, i cili urdhëroi inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos