Dërgohen në Hagë letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 12:56 | Kosova

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur sot se do t’i dërgojnë në Hagë, për ushtarët e UÇK-së letrat dhe vizatimet e fëmijëve të Prishtinës.

Pas ligjëratave të ushtarëve të UÇK-së në disa prej shkollave të Prishtinës, Musmurati ka theksuar se fëmijët kanë bërë punime të ndryshme, të cilat i kanë shpërndarë në OVL të UÇK-së.

“Disa prej tyre po i dërgojmë tek liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë”, ka shkruar Musmurati në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos