Ish-lojtari i Barcelonës e tepron: Messi, fëmijë gjysmë autik

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 16:55 | Futboll
Ish-lojtari i Barcelonës e tepron: Messi, fëmijë gjysmë

Christophe Dugarry, ish-lojtar i Barcelonës, e ka tepruar me deklaratat e tij mbi Leo Messin. Duke komentuar situatën e Griezmann te “azulgrana”-t, francezi tha për “RMC Sports”: “Nga çfarë ka frikë Griezmann? Ka frikë nga një fëmijë që është i gjatë 1,5m dhe që është gjysmë autik?”

Ish-sulmuesi i Francës, i cili njihet për deklaratat e tij aspak diplomatike, kritikoi edhe trajnerin e Barcelonës, Quique Setien.

“Është trajner që lëkundet. Nuk di se si ta bëjë skuadrën që të luajë mirë. Nuk po e përballon dot fare situatën. Jam i bindur që nuk ka asgjë kundër Griezmann, thjesht është i paaftë”, tha Dugarry.

Antoine Griezmann, blerja më e madhe e Barcelonës në këtë sezon, ka pasur shumë pak protagonizëm në ndeshjet e fundit, madje në barazimin 2-2 ndaj Atletico Madrid, francezi u fut në fushë vetëm në minutën e 90. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos