Tenisi është shqetësuar orët e fundit nga lajmi i pezullimit për doping të tenistes rumune Simona Halep, ish numri 1 i renditjes botërore.
Tenistja që për momentin mban gjithsesi numrin 9 të renditjes WTA, sipas autoriteteve nuk ka kaluar testin gjatë US Open që u zhvilluan muajin e kaluar në Nu Jork.
Halep kishte deklaruar se pas turneut amerikan do të pushonte pjesën më të mirë të sezonit për ta marrë veten nga një ndërhyrje kirurgjikale në hundë, pas një problemi që e penalizonte në frymëmarrje.

Sipas Agjencisë antidoping ITIA, Halep ka rezultuar përdoruese e substancës Roxadustat, një ilaç që zakonistht përdoret për problemet në veshka, por që nuk lejohet për sportistët.
Halep, 31-vjeçare, ka fituar në karrierë 2 turne Slam, Roland Garros në 2018 dhe Wimbledonin në 2019. (A2 Televizion)