NATO tregon forcën, avionët luftarakë patrullojnë krahun lindor të aleancës

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 17:28 | Aktualitet

Avionë luftarakë të NATO-s nga Italia, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar forcën gjatë një patrullimi në krahun lindor të Aleancës në Poloni. Fluturimi është kryer më 12 tetor, por pamjet u publikuan vetëm të enjten nga ana e NATO-s. Në patrullim morën pjesë avionë italianë Eurofighters, avionë polakë F16 dhe MiG-29, si dhe avionët amerikanë F-22. Misionet “mburojë” të NATO-s janë rritur ndjeshëm së fundmi, që prej sulmit të Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimeve për shtrirje të konfliktit përtej kufijve të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos