I “armatosur” me një iPhone, një mikrofon dhe lidhje të përjetshme me ish-policët dhe kriminelët, Michael Moy po garon për të kapur një pjesë të historisë së harruar të qytetit të Nju-Jorkut.
Moy drejton një kanal në YouTube të quajtur “Chinatown Gang Stories”, të cilin e lançoi gjashtë muaj më parë. Kanali përmban intervista të gjata me ish-gangsterë, të cilët ndajnë histori të jetës si anëtarë të bandave të të rinjve që terrorizuan pjesën kineze të Nju-Jorkut në vitet 1970, '80 dhe fillim të viteve '90.
Moy, 53 vjeç, nuk është gazetar apo videograf, por ai është i pozicionuar në mënyrë unike për të mbledhur këto histori, si një ish-polic dhe një ish-anëtar bande.
Në pension, Moy ka shfrytëzuar përvojën e tij në të dyja anët e ligjit për të bindur ish-gangsterët të flasin në kamera, në mënyrë që të mos i marrin historitë e tyre me vete në varr.
Qëllimi i tij është të kapë një histori të këtyre bandave që, e marrë në tërësi, do të përshkruajë një pamje të saktë të epokës dhe do t'ua bëjë të qartë brezave të ardhshëm rreziqet dhe grackat e jetës së bandave. (A2 Televizion)





