Partizani ishte një dështim në këtë sezon në Champions e më pas edhe Europa League, por një ish-lojtar i kuq vazhdon aventurën me skuadrën e tij të re në Europë, madje duke shkëlqyer.
Caleb Ekuban ishte protagonisti kryesor në barazimin 2-2 mes Spartës së Pragës dhe Trabzonsporit. Ndeshja ishte 2-0 në favor të skuadrës çeke, por Ekuban ndryshoi totalisht rrjedhën e saj.
Sulmuesi ganez realizoi një gol fantastik në minutën e 84, ndërsa 5 minuta më pas dhuroi edhe një asist ku u barazua rezultati në 2-2.
Pak minuta në këtë takim pati edhe për lojtarin e Kosovës, Dionis Avdiaj. (A2 Televizion)