Kishte konotacion racist, grupi amerikan i muzikës ndërron emrin

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 22:27 | Showbiz
Kishte konotacion racist, grupi amerikan i muzikës ndërron emrin

Grupi i njohur muzikor, Lady Antebellum vendosi ditët e fundit të ndërrojë emrin e tij në Lady A, pasi fjala Antebellum kishte konotacion që lidhej me epokën e skllavërisë.

Trioja nga Nashville ka fituar deri tani 5 çmime Grammy dhe albumet e tyre janë renditur disa herë në Top Listën amerikane.

Sipas shpjegimeve fjala Antebellum të cilën muzikantët e kishin pjesë të emrit të grupit, është përdorur për t’iu referuar periudhës dhe arkitekturës në jug të Shteteve të Bashkuara, përpara Luftës Civile.

Ata shpjegojnë se e morën emrin nga stili akitekturor dhe për këtë arsye iu vjen keq për shqetësimet që mund të kenë shkaktuar.

Përmes një deklarate në “Twitter”, Lady A shkruan se “janë syhapur ndaj padrejtësive, pabarazive dhe paragjykimeve me të cilat përballen çdo ditë afro-amerikanët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos