Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapen dy shqiptarë në Greqi dhe Çeki

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 10:53 | Kronikë
Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapen dy

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët grekë dhe çekë, lokalizuan dhe më pas arrestuan përkohësisht në Greqi dhe në Çeki, 2 shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.   

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritetet greke u bë ndalimi në Kavalai shtetasit Pëllumb Braçe, 63 vjeç, banues në Durrës. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 15 vjet burgim, për mashtrim me pasoja të rënda. Pëllumb Braçe, u ka marrë me anë të mashtrimit, shumën 72 mijë euro, 2 shtetasve, duke u premtuar shitjen e një dyqani në një pallat të ri.

Ndërsa në Çeki u arrestua shtetasi Albert Lamaj, 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje. Për këtë shtetas, gjykata ka dhënë 2 vjet burgim pasi sulmoi me thikë shtetasin M.Gj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos