
Një marrëdhënie e vështirë ka qenë ajo mes Kievit zyrtar dhe njërit prej njerëzve më të pasur në botë, Elon Musk.
Sipërmarrësi që ka në pronësi Tesla, Space X dhe Twitter i ka furnizuar vendit që po përballet prej një viti me agresionin rus shërbimin e internetit falë kompanisë së tij satelitore Starlink, e vetmja që mund të funksiononte pas pushtimit.
Por kompania me anë të kreut të kompanisë Gwynne Shotwell ka njoftuar se do të kufizojë në mënyrë domethënëse shërbimin në atë vend pasi “Starlink nuk është krijuar për të qenë një armë”, duke lëshuar një akuzë për Kievin, që sipas tij ka shkuar përtej termave të marrëveshjes.
Një sqarim që pohon lajmet se ushtria ukrainase po përdor pikërisht shërbimin e Starlink për të drejtuar dronët e tyre të shumtë në fushëbetejë, që kanë qenë një faktor vendimtar në kundërpërgjigjen ndaj rusëve.
Sipas marrëveshjes fillestare, shërbimi i internetit duhet të mundësonte vijimin e aktivitetit në institucione dhe në spitale, si dhe bankave. “ E dinim edhe që ushtarakët do ta përdornin për komunikim, por jo për sulme të mirëfillta”.
Kufizimi i shërbimit është një lajm gjithsesi i keq për Kievin, që ora orës po pret nisjen e ofensivës së dytë ruse, e cila sipas analistëve po fillon të shfaqë shenjat e para të mobilizimit në rajonin e Luhanskut.
Në tetor, sugjerimet e miliarderit me origjinë nga Afrika e Jugut për një zgjidhje të mundshme të konfliktit nuk i pëlqyen tepër Kievit, nga momenti që ai për shembull e konsideronte Krimenë tashmë të humbur.
Arsyet janë edhe financiare. Kosto për të mbajtur sistemin e përbërë nga pothuajse 20 mijë satelitë, është tejet i madh, edhe për Musk. (A2 Televizion)