
Autoritetet në Spanjë bëjnë me dije se 70 mjekë dhe infermierë rezultuan të infektuar me koronavirus pasi morën pjesën në një festë për Krishtlindje.
Stafi mjekësor që u infektua ishin pjesë e spitalit rajonal të Malagas, dhe sipas mediave në këtë festë morën pjesë më shumë se 170 persona.
Të gjithë personat e infektuar ishin të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës dhe nuk kanë shfaqur simptoma të rënda nga vaksinimi.
Në këtë periudhë të vitit, kur festat janë shumë pranë, autoritetet i frikësohen një rritje të numrit të infektimeve, kjo edhe për shkak të variantit të ri Omicron, i cili raportohet të jetë më i transmetueshëm.
Për këtë arsye, autoritetet shëndetësore në Andaluzi i bëjnë thirrje stafeve mjekësore të mos marrin pjesë në festa të tilla të ngjashme ku marrin pjesë qindra persona. (A2 Televizion)