Rritet tensioni në Mozambik, ku sipas burimeve të ushtrisë vendase, 7 ushtarë rusë kanë humbur rrjetën në dy prita të grupeve të lidhura ISIS.

Edhe pse nga viti 2017 ka një marrëveshje midis qeverisë së Mozambikut dhe Rusisë për asistencë ushtarake në vendin ku grupe si al-Shahab të lidhura me ISIS po kontrollojnë disa territore në kufi me Tanzaninë, zyrtarisht nuk ka prani të ushtarëve rusë.
Ushtarakët e vrarë i përkasin në fakt grupit paraushtarak i quajtur Wagner Grup, në pronësi të Yevgeny Prigozhin, një person që përflitet si i lidhur ngushtë me presidentin rus Putin.

Mercenarët rusë janë vrarë në dy sulme, i fundit dy ditë më parë, ku prita e grupit terrorist i kushtoi jetën 5 rusëve, të cilëve iu pre koka në shenjë poshtërimi, dhe të paktën 20 ushtarëve të ushtrisë së Mozambikut. (A2 Televizion)