
Marsel Ismajlgeci është zyrtarisht futbollisti më i ri i Zrinjski Mostar, në Bosnjë-Hercegovinë.
Klubi boshnjak, me anë të një videoje në faqen zyrtare, prezantoi 23-vjeçarin si afrimin më të fundit të skuadrës.
Siç raportohet, Ismajlgeci ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2026.
Ish-kapiteni i Tiranës u aktivizua në 122 ndeshje zyrtare me fanellën bardheblu, duke shënuar 10 gola dhe dhuruar 14 asist, ndërsa në 2021 u zgjodh si lojtari i ri më i mirë në Shqipëri. (A2 Televizion)