Jimmy Fallon, Ariana Grande dhe Megan Thee Stallion kanë publikuar këtë dhjetor këngën e tyre, dedikuar pandemisë dhe atmosferës së Krishtlindjeve “It Was A…(Masked Christmas).”
Në këtë bashkëpunim të radhës, 3 yjet e showbizit, shfaqen duke qëndruar në të ngrohtë, brenda në shtëpi, duke kërcyer apo duke bërë ski. Temë kryesore e bisedës, kësisoj edhe tekstit të këngës, janë maskat por edhe vaksinat.
Fallon nuk është i panjohur për këngët e Krishtlindjes, pasi vit pas viti ka bashkëpunuar me dhjetëra këngëtarë të famshëm.
Vitin e shkuar performoi Duetin “All I Want for Christmas Is You” me Dolly Parton ndërsa në 2017 bashkëpunoi me Paul McCartney për kengen “Wonderful Christmas time”.
Maska, distancë, pandemi, mbledhje me Zoom dhe sigurisht vaksina janë temë kryesore e këngës. Në video, Grande dhe Fallon shfaqen në radhë teksa presin për një dozë vaksine. (A2 Televizion)