Itali, betohet qeveria ‘‘Conte 2”, Di Maio ministër i Jashtëm

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 15:45 | Bota
Itali, betohet qeveria ‘‘Conte 2”,  Di Maio ministër i

Presidenti italian Sergio Mattarella i dha bekimin kabinetit të ri qeveritar që bashkon dy rivalë të hershëm e që pritet të përmirësojë lidhjet me Bashkimin Europian.

Kryeministri Giuseppe Conte u betua për besnikërinë ndaj republikës dhe kushtetutës para kreut të shtetit, e pas tij edhe 21 ministrat e qeverisë së re e përbërë nga Lëvizja e 5 yjeve dhe Partia Demokratike. Posti i rëndësishëm i ministrit të ekonomisë shkoi për pjesëtarin e Partisë Demokratike Roberto Gualtieri, i zgjedhur edhe si komisioner për çështjet ekonomike në Parlamentin Europian.

 Lideri populist i Lëvizjes së 5 yjeve, i cili në administratën e mëparshme ka shërbyer edhe si ministër i industrisë dhe punës, u emërua ministër i jashtëm edhe pse nuk ka eksperiencë në diplomacinë ndërkombëtare.

https://a2news.com/2019/09/03/kriza-politike-ne-itali-fati-i-koalicionit-vendoset-online/

Posti kyç i Ministrit të Brendshëm që u mbajt nga Matteo Salvini për 15 muajt e fundit, i shkoi Luciana Lamorgese, një nëpunëse civile në karrierë, pa lidhje politike.

Lideri i Legës, Salvini tashmë pjesë e opozitës, e quajti administratën e re një qeveri të prodhuar nga Parisi dhe Brukseli e krijuar nga Afrika për braktisjen e pushtetit, pa dinjitet e ideale e me njerëzit e gabuar në vendet e gabuara.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos