
Një shtetas shqiptar 48-vjeçar, me banim në San Benedetto, u përfshi në një aksident rrugor si pasojë e të cilit humbi jetën.
Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të hëne në Ascoli, përgjatë autostradës, pikërisht në një zonë ku po kryhen punime dhe korsia është e kufizuar, ndërsa në momentin e aksidentit moti ishte i keq.
Dy kamionët u përplasën me njëri-tjetrin dhe goditja ishte e fortë. Për pasojë, vdiq edhe shoferi italian 39-vjeçar i kamionit tjetër. (A2 Televizion)