Itali, ulet numri i rasteve të reja, por sërish mbi 500 viktima në 24 orë. Maska dhe distancim social deri në gjetjen e vaksinës

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 21:24 | Aktualitet

Italia regjistron 534 viktima në 24 orët e fundit dhe më shumë se 2700 raste të reja me koronavirus. Shifrat kanë pësuar rritje, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa bilanci në total paraqet numra tepër tragjikë: që prej fillimit të pandemisë rreth 184 mijë persona janë infektuar me Covid-19 dhe virusi u ka marrë jetën më shumë se 24 mijë vetëve. Pozitive paraqitet situata në spitale, pasi në ditën e fundit u shëruan më shumë se 2700 pacientë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos