Shifrat në pandeminë koronavirus nuk janë zeruar ende, por dëshira për t’iu rikthyer normalitetit është e madhe. Shtete të ndryshme të kontinentit evropian kanë përgatitur plane për të nisur lehtësimin gradual të kufizimeve, pavarësisht se Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se është ende herët për këtë. Gjermania është vendi që ka menaxhuar më së miri pandeminë dhe numëron mbi 147 mijë të infektuar dhe 4900 viktima, një nivel më të ulët vdekshmërie krahasuar me vendet e tjera. Qytete të shumta kanë këshilluar banorët që të përdorin maska në ambiente publike dhe në punë, ndërsa po rihapen dyqanet dhe biznese të tjera. Ndërkohë, Bavaria anuloi festën tradicionale të birrës, të njohur ndryshe si “Oktoberfest”. (A2 Televizion)
Pandemia koronavirus, Evropa mes rihapjes dhe frikës për një shpërthim të ri
