Italia ashpërson masat anti-covid, nëse 35% e skuadrës është infektuar, ndeshja do të anulohet

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 15:43 | Futboll
Italia ashpërson masat anti-covid, nëse 35% e skuadrës

Vala e infektimeve në Itali po përhapet me ritme të shpejta. Për këtë arsye, qeveria italiane ka vendosur të ashpërsojë dhe më shumë masat anti-covid.

Nga kjo nuk kishte si të shpëtonte dhe sporti e veçanërisht futbolli që pas kufizimeve të stadiumeve nga 75% në 50% të kapacitetit, si dhe vaksinimit të detyruar për këdo që kërkon të shihte ndeshjen nga afër, tani më Federata Italiane ka shtuar të tjera masa strikte.

Nëse ekipi ka 35% të skuadrës aktuale të infektuar, çfarë përkthehet në 9 apo 10 lojtarë pozitivë me koronavirus, ndeshja nuk do të zhvillohet dhe futbollistët do të duhet të karantinohen për t’u nënshtruar më pas testimeve për virusin.

Dueli do të anulohet për t’u programuar në një vendim të dytë nga qeveria e futbollit italian. Deri më tani, numrin më të lartë të të infektuarve, e ka Udinese dhe Verona me 9 lojtarë dhe 3 pjesëtarë të stafit mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos