Italia bën bilancin ditor nga koronavirusi, vijon të ulet numri i të shtruarve në spitale

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 18:03 | Bota
Italia bën bilancin ditor nga koronavirusi, vijon të ulet numri i

Janë 19 037 raste e reja me koronavirusi në Itali në 24 orët e fundit, rreth 1000 më shumë se një ditë më parë, duke e çuar totalin e të infektuarve që nga nisja e pandemisë në 2.028.354.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se 459 persona të tjerë kanë humbur jetën, 71 359 në total.

Aktualisht në Itali janë rreth 579 mijë persona aktivë me koronavirus, ndërkohë që vijon të ulet numri i personave të shtruar në të gjitha repartet e spitaleve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 152 mijë testime dhe bazuar në këto të dhëna, niveli i pozitivitetit është 12.5%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos