Pas Shkodrës e Vlorës, Policia nis "çmontimet" e kamerave të paligjshme në rrugët e Korçës e Pogradecit

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 09:39 | Aktualitet
Pas Shkodrës e Vlorës, Policia nis "çmontimet" e

Pas dy aksioneve të njëpasnjëshme në Shkodër dhe rrethinat e saj, si dhe ndalesës së dytë në Qarkun e Vlorës, ditën e djeshme, Policia e Shtetit është zhvendosur në Qarkun e Korçës për çmontimin e kamerave të vendosura në shtyllat elektrike në rrugë dhe në vende të tjera publike, për të mbledhur informacion, sipas policisë, edhe për qëllime kriminale.

Kështu, sipas informacionit për mediat të bërë nga Policia e Korçës, deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht.

“Në bazë të urdhrit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme edhe Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes.

Deri në këto momente, janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht.

Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra. Pjesa me e madhe e kamerave është konstatuar në zonat rurale, qytetet janë sot për t'u kontrolluar në lagje dhe rrugë.” (A2 Televizion)

Policia e Korçës
https://a2news.com/2023/01/26/pas-shkodres-radha-e-vlores-policia-e-shtetit-aksion-per-heqjen-e-kamerave-te-sigurise-me-akses-ne-hapesirat-publike/
https://a2news.com/2023/01/14/neper-shtylla-per-te-mbledhur-informacion-per-qellime-kriminale-policia-ne-shkoder-cmonton-21-kamera/
https://a2news.com/2023/01/25/shkodra-ne-syte-e-krimit-cmontohen-38-kamera-sigurie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos