Italia pa Botëror, Maqedonia e Veriut bën surprizën e madhe

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 22:41 | Futboll
Italia pa Botëror, Maqedonia e Veriut bën surprizën e madhe

Maqedonia e Veriut ka shkaktuar surprizën e madhe të “playoff”-it të Botërorit, duke mundur Italinë dhe duke i lënë “axurrët” pa Botëror për herë të dytë radhazi.

Trajkovski, me një gjuajtje nga jashtë zone, i dha fitoren 1-0 Maqedonisë së Veriut, në minutën e 92 të ndeshjes.

Ndërkohë, Portugalia mundi 3-1 Turqinë, në gjysmëfinalen e “playoff”-it që të jep një biletë për në Botërorin “Katar 2022” dhe do të luajë finalen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Otavio, Diogo Jota dhe Matheus Nunes ishin autorët e golave për vendasit, ndërkohë që Burak Yilmaz shkurtoi diferencën.

Edhe Uellsi fitoi 2-1, me dy gola të Gareth Bale, ndaj Austrisë. Për një biletë në Botëror, uellsianët do të luajnë me fituesen e Skoci-Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos