Rikthimi i Messit në Camp Nou, agjenti i Laporta : Gjithçka është e mundur

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 12:58 | Futboll
Rikthimi i Messit në Camp Nou, agjenti i Laporta : Gjithçka

Fitorja 4-0 ndaj Real Madrid duket se ka nisur një kapitull te ri tek Barcelona. Drejtuesit katalanas po mendojnë që tani për projektin e skuadrës edicionin e ardhshëm.

Në një intervistë për mediat spanjolle, këshilltari i presidentit Joan Laporta, bëri që tifozët e Barcelonës të ëndërrojnë lidhur me një rikthim të mundshëm të Leo Messit në skuadër.

I pyetur nga gazetarët, ai tha se asgjë s’është e pamundur, ndërsa nuk përjashtoi dhe mundësinë e blerjes së Haaland nga klubi katalanas.

’’Pavarësisht situatës ekonomike, klubi po kërkon formula për të vazhduar të blejë. Barcelona duhet të firmosë me më të mirët”, tha mes të tjerash Enrik Masip. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos