Italia përjeton bilancin më tragjik nga fillimi i pandemisë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 17:56 | Aktualitet
Italia përjeton bilancin më tragjik nga fillimi i pandemisë

Italia ka përjetuar sot ditën më tragjike në bilancin e saj të pandemisë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit janë shënuar 993 viktima. Kjo është shifra më e lartë nga fillimi i pandemisë në atë vend, duke thyer shifrat e arritura më 27 mars, ku ishin shënuar 969 viktima. Viktimat totale në Itali kaluan 58 mijë personat.  

Ndërkohë, janë 23.225 të infektuarit e rinj, numër edhe ky në rritje nga dita e djeshme, ndërkohë që të infektuarit total në vend kanë kaluar 1 milion e 660 mijë personat.

Rajoni më i goditur sot ka rezultuar Veneto me 3581 të infektuar, i ndjekur nga Lombardia dhe Veneto dhe Kampanja.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos