Kontingjenti i Forcave të Armatosura Shqiptare në Afganistan është nderuar me “Medaljen e Shërbimit të Meritës” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Përfaqësuesi më i lartë ushtarak shqiptar në Afganistan, kolonel Ardian Lulaj dhe kontingjentet tona në Kabul u nderuan nga SHBA me “Medaljen e Shërbimit të Meritës”, për aftësitë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të treguar gjatë shërbimit në misionin e NATO-s, Resolute Support”, thuhet në postimin e bërë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila bashkëngjitur ka ndarë edhe disa foto. (A2 Televizion)