Strategjia antikorrupsion, raporti i GRECO-s ngre shqetësim për zbatueshmërinë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 12:00 | Aktualitet
Strategjia antikorrupsion, raporti i GRECO-s ngre shqetësim për

Në raundin e 5-të të vlerësimit, raporti i organit për monitorimin e masave antikorrupsion në Këshillin e Europës vlerëson kuadrin ligjor si gjithëpërfshirës për këtë çështje në Shqipëri, por thekson se ai është shkëputur dhe nuk zbatohet në realitet.

Ndonëse strategjia antikorrupsion parashikon hartimin dhe zbatimin e planeve të integritetit për çdo ministri, GRECO thotë se në Shqipëri ende nuk janë hartuar, ndërsa kodi etik edhe pse i miratuar në 2013-n, Greco dyshon se zbatohet në praktikë.

Shqetësime më të mëdha ka edhe sa i takon zhvillimeve në policinë e shtetit, por edhe ndryshimet ligjore. Vetingu i uniformave blu ka të ngjarë, thotë GRECO, të largojë nga kjo forcë një numër të konsiderueshëm efektivësh, siç ndodhi në gjyqësor, duke e bërë të vështirë ushtrimin e funksioneve kryesore të policisë.

Një shqetësim kritik ka të bëjë edhe me praktikën aktuale që Policia e Shtetit mund të marrë donacione private dhe sponsorizime, të cilat rekomandohet se duhet të rregullohen në mënyrë rigoroze dhe të jenë transparente për të shmangur korrupsionin dhe konfliktin e interesit.

Mungesa e përvojës dhe kapacitetit teknik për hetimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik në policinë e shtetit është një tjetër aspekt i raportit ndërsa planifikimi i rekrutimit të 500 të rinjve çdo vit , nuk është e sigurt nëse do të plotësojë nevojat e policisë dhe të përmbushë hapësirat e krijuara nga vetingu.

Politizimi në Policinë Shqiptare është gjithashtu një çështje shqetësuese ndaj rekomandohet të merren masa që të rritet qëndrueshmëria e drejtuesve të lartë në pozicionet e tyre pavarësisht nga ndryshimet politike në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos