Italia raporton mbi 600 viktima të tjera nga koronavirusi

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 21:57 | Bota
Italia raporton mbi 600 viktima të tjera nga koronavirusi

Italia raportoi 649 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin ditën e shtunë, krahasuar me 761 vdekje që ishin një ditë më parë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan dhe 20 mijë të infektuar të tjerë pas 196 mijë testimeve, nga 18.700 që ishin ditën e fundit

Që nga nisja e pandemisë, Italia, vendi i parë perëndimor i goditur më rëndë nga koronavirusi, renditet e dyta në Europë për nga numri i fataliteteve me 64 mijë viktima, pas Britanisë së Madhe.

Lajme të mira vijnë nga spitale, ku raportohet ulje e numrit të personave të shtruar në të gjitha repartet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos