Italia “toka e premtuar”, gati 10 mijë të mitur shqiptarë kërkuan strehë në 7 vite e gjysmë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 19:32 | Aktualitet
Italia “toka e premtuar”, gati 10 mijë të mitur

Italia vijon të konsiderohet si “toka e premtuar” për fëmijët shqiptarë. Prej janarit e deri në fundin e korrikut të këtij viti, 681 të mitur të pashoqëruar kërkuan strehë, ushqim dhe përkujdesje në shtetin fqinj duke u deklaruar si të braktisur nga familjet e tyre.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme për Imigrimin dhe Politikat e Integrimit, minorenët nga Shqipëria përbënë 8.1 për qind të totalit të aplikimeve duke u renditur pas atyre nga Bangladeshi, Tunizia dhe Egjipti.

Të dhënat nga zyra për të Miturit e Huaj të Pashoqëruar, tregojnë se kërkesat më të mëdha për strehim nga fëmijët shqiptarë vijnë nga grup-mosha 15 deri në 17 vjeç.

Gati 9 mijë fëmijë shqiptarë të regjistruar kanë kërkuar të strehohen e më pas të marrin shtetësinë italiane në harkun e viteve 2015-2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos