Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Strehimi i afganëve, detyrim njerëzor

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 16:35 | Aktualitet
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Strehimi i afganëve,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideroi "një detyrim njerëzor ofrimin e strehimit të përkohshëm atyre afganëve që kanë mbështetur misionet e aleatëve dhe tani rrezikojnë jetën e tyre".

"Duke mbështetur vendimin e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës për të ofruar strehim të sigurtë për qytetarët afganë që po braktisin vendin e tyre, i bëjmë thirrje që të veprojnë menjëherë dhe me një qasje transparente dhe të koordinuar me të gjithë aktorët në vendet përkatëse, për të respektuar detyrimet tona dhe mikpritjen e njohur shqiptare", lexohet në komunikatë.

Deklarata e plotë e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë:

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit dhe përshkallëzimin e dhunës në Afganistan dhe bën thirrje për qetësi, si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore, nëpërmjet bisedimeve, të krizës aktuale.

Shqiptarët kanë kontribuar prej kohësh në kuadër të NATO-s për paqen dhe stabilitetin në vend.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron si një detyrim njerëzor ofrimin e strehimit të përkohshëm atyre afganëve që kanë mbështetur misionet e aleatëve dhe tani rrezikojnë jetën e tyre.

Duke mbështetur vendimin e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës për të ofruar strehim të sigurtë për qytetarët afganë që po braktisin vendin e tyre, i bëjmë thirrje që të veprojnë menjëherë dhe me një qasje transparente dhe të koordinuar me të gjithë aktorët në vendet përkatëse, për të respektuar detyrimet tona dhe mikpritjen e njohur shqiptare.

Një mik në të vërtetë është një mik në nevojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos