Shkëndija elektrike shkakton zjarr në Gjirokastër, dëme të mëdha te banorët

Nga A2 CNN
16 Gusht 2021, 18:52 | Aktualitet
Shkëndija elektrike shkakton zjarr në Gjirokastër, dëme

Mjaftoi vetëm 1 shkëndijë elektrike dhe brenda pak minutash flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrinën në fshatin Andon Poçi në Gjirokastër, ku si pasojë dëmi ekonomik është i konsiderueshëm.

Dhjetëra dengje bari, rezerva ushqimore për bagëtitë janë shkrumbuar totalisht duke hedhur poshtë mundin e pothuajse një viti të tërë.

Banorët shprehen se gjithçka ndodhi brenda pak minutash.

Prefekti i qarkut Odise Kote, i ndodhur në vendngjarje u shpreh se për vendosjen në kontroll të zjarrit u angazhuan dhjetëra efektivë të reparteve zjarrfikës dhe Policisë së Shtetit që falë ndërhyrjes mundën të neutralizojnë flakët.

Kjo ishte e vetmja vatër zjarri gjatë këtyre ditëve në Gjirokastër, ku shkaktar nuk ka qene dora e njeriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos