Iu gjet një arsenal armësh që do të përdoreshin për krime, në kërkim 43-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
25 Prill 2023, 10:19 | Kronikë

Policia në Shkodër ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, të cilit iu gjet një arsenal armësh që dyshohet se do t’u shiteshin personave me precedentë kriminalë.

Bëhet e ditur se operacioni i koduar policor “Guns”, u zhvillua në fshatin Mali i Jushit, Bushat. Pas kontrolleve në banesën e 43-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi, 1 snajper, 1 pushkë, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, 2 armë sportive, 1 palë dylbi dhe municion luftarak për të gjitha llojet e armëve të gjetura.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, poseduesi i armëve nuk u gjet në banesë dhe për këtë rast u procedua penalisht në gjendje të lirë nëna e tij 73 vjeçe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos