Iu kërkua të vinte maskën, klienti rreh punëtorin e restorantit

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 18:22 | Lifestyle

Një burrë në Hong Kong ka rrahur një punonjës të një restoranti McDonald’s për shkak të maskës.

Klienti, i cili kishte hyrë në restorant pa maskë, u inatos pasi punëtori i rrjetit të “fast food” i kërkoi që të vinte maskë.

Videoja e incidentit tregon se si klienti godet disa herë me grusht punëtorin dhe e rrëzon në tokë. Më pas, nis ta godasë me shkelm.

Sipas Radio Televizionit të Hong Kongut, McDonald’s ka njoftuar se nuk do t’u shërbejë më personave që nuk mbajnë maskë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos