
Pasi të përfundojë vizitën në New York, kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën. Kreu i qeverisë i është përgjigjur ftesës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe pritet që të hënën të zhvillojë një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Vizita e tij në Prishtinë vjen, kur situata mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar dhe të dyja palët kanë vendosur forca ushtarake në kufi, teksa ditën e sotme, Ministria e Jashtme e vendit tonë i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë trupat e armatosura që të mos nxitet dhunë dhe trazira në veri të Kosovës.
Që prej 18 shtatorit kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, ku po merr pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (A2 Televizion)