Greqia sjell dy avionë për izolimin e zjarrit në Dropull, aktive 3 vatra në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
31 Korrik 2022, 12:14 | Aktualitet
Greqia sjell dy avionë për izolimin e zjarrit në Dropull, aktive

Dy avionë grekë ndihmuan ekipin shqiptar të Mbrojtjes Civile në izolimin e flakëve në Bashkinë e Dropullit, pasi vatra më e madhe e zjarrit ndodhet në fshatin Goranxi të kësaj bashkie.

Ndërkaq, edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është ngritur në fluturim dhe me ndërhyrjen nga ajri dhe toka është bërë e mundur mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe banorëve.

Ndërkaq, deri në mesditën e kësaj të diele ishin aktive edhe dy vatra të tjera zjarri, në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe dhe në fshatin Rehovë të Poliçanit.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se deri mesditën e kësaj të diele ishin raportuar 11 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 8 janë shuar. U angazhuan 255 forca operacionale nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera operative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos