Zjarri i madh në Dropull, një banor përfundon në gjendje të rëndë në spital

Nga A2 CNN
30 Korrik 2022, 18:54 | Aktualitet
Zjarri i madh në Dropull, një banor përfundon në gjendje

Situata mbetet kritike në zonën e Dropullit si pasojë e zjarrit që i është afruar banesave, pavarësisht ndërhyrjes edhe nga ajri me dy helikopterë të ardhur nga Greqia.

Ndërkohë, mësohet se një banor i fshatit është asfiksuar si pasojë e tymit. Bëhet fjalë për Kristaq K., i cili është gjendur i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakëve nga maja e malit drejt zonave të banuara, ku një prej të cilave është dhe fshati Frashtan në Dropull.

Personi i asfiksuar është shoqëruar në gjendje të rënduar në Spitalin e Gjirokastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos