14 persona kanë humbur jetën, kur një kabinë e teleferikut që lidh zonën e Stresame Mottarone, në veri të Italisë, është shkëputur në pikën më të lartë të saj në orën e drekës.
Paraprakisht autoritetet dyshojnë se kavoja që mban të lidhur teleferikun është shkëputur, në nivelin e 1491 metrave megjithatë hetimet për këtë ngjarje të rëndë tashmë kanë nisur.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset dhe forcat e shpëtimit malor. Ndërsa një helikopter transportoi 2 fëmijët, 5 dhe 9 vjeç drejt spitalit të Torinos me trauma të forta dhe fraktura të rënda.
Kavo ja që mbante teleferiku është shkëputur vetëm 300 metra larg pikës së mbërritjes ndërsa e gjithë shëtitja me teleferik, në një nga zonat popullore për turistët në çdo sezon, zgjat 20 minuta.
Ndërhyrja ka qenë e pamundur për disa minuta pasi ka rënë në një zonë shumë të pyllëzuar. Teleferiku që lidh Stresan me Mottaronen është rihapur pas karantinës, më 24 prill. (A2 Televizion)