
Ekspertët e shëndetit janë optimist për progestin që SHBA po bën në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Norma mesatare e rasteve të reja ditore është më pak se 30 mijë, teksa mbarë vendi po fiton gjithnjë e mëshumë imunitetin e tufës.
Të dhënat nga Qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve tregojnë se në maj, norma e vaksinimeve po ashtu ka rënë, nën 50% nga piku i muajit prill. Në këto 8 shtete në jug, më shumë se gjysma e të rriturve, kanë marrë 1 dozë të vaksinës.
“Vitin e shkuar në muajt qershor-korrik kemi parë rritje të rasteve në jug. Pse në jug? Sepse ishte shumë vapë. Njerzit u mbyllën brenda. Dhe nëse shumica e njerzve atje nuk vaksinohen, mund të kemi përsëritje të rasteve këtë verë”, shprehet një mjek.
Për këtë arsye, këto shtete po bindin banorët të vaksinohen, përfshirë Oregon.
“Nëse ende nuk e ke bërë vaksinën apo nukke patur mundësinë, do të kesh një inciativë ekstra. Po sikur të fiton 1 milionëdollar?”, deklaron gurvernatorja e Oregon. (A2 Televizion)