Izraeli sulmon aeroportin sirian të Alepos, anulohen fluturimet

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 07:40 | Bota
Izraeli sulmon aeroportin sirian të Alepos, anulohen fluturimet

Forcat Ajrore izraelite ndërmorën një sulm ajror në aeroportin e Alepos në Siri, në orët e para të së mërkurës, duke e detyruar atë të pezullojë operacionet për një kohë të pacaktuar.

Lajmi u dha nga agjencia e lajmeve Tass duke cituar transmetuesin Al Arabiya.

Sipas raportit, katër raketa janë lëshuar në drejtim të aeroportit, teksa shpërthime janë dëgjuar dhe pranë qytetit të Alepos dhe në Lataki. Deri në këto momente, nuk ka raportime për të lënduar.

Forcat ajrore izraelite e kishin goditur zonën edhe më 7 mars dhe aeroportit iu desh të pezullonte operacionet për disa ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos