
Më në fund izraelitetët marrin frymë lirisht. Të dielën, vendi bëri një tjetër hap drejt rikthimit në normalitet, duke shfuqizuar masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse në ambiente të hapura.
Lehtësimet po ndihmohen edhe nga fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, ndërsa 81% e qytetarëve mbi moshën 16-vjeçare kanë marrë të dyja dozat e vaksinës së Pfizer dhe Biontech.
Infektimet dhe shtrimet në spital kanë rënë ndjeshëm. Megjithatë, hyrja e të hujave vazhdon të jetë e kufizuar dhe shtetasit e paimunizuar izraelit të cilët kthehen nga jashtë vendit duhet të vetizolohen, për shkak të varianteve të reja që mund të sfidojnë fushatën e vaksinimit.
Ministria e Shëndetësisë tha se kishte evidentuar 7 raste të një varianti indian të virusit, i cili po shqyrtohet.
“Ne jemi të parët në botë, sa i përket çlirimit nga pandemia. Megjithatë, dua të theksoj se nuk kemi mbaruar punë me maskat akoma. Në ambiente të mbyllura e shkolla duhet t'i mbajmë. Gjithashtu nuk kemi mbaruar punë as me koronavirusin. Mund të rikthehet, deklaroi Benjamin Natanyahu, kryeministër i Izraelit.
Përvec kopshteve e shkollave fillore, edhe nxënësit e shkollës se mesme iu rikthyen mësimit në klasa. Mësuesit janë udhëzuar të vijojnë me ajrosjen e ambienteve, ruajtjen dhe distancimin social. Ndërsa ka vaksinuar banorët e Jerusalemit lindor, të cilin Izraeli e konsideron territor të vetin, 5.2 milionë banorët e Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës po sigurojnë furnizime të kufizuara të vaksinës. (A2 Televizion)