Treni del nga shinat në Egjipt, dhjetëra viktima e të lënduar

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 09:28 | Bota

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë mbetën të lënduar kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Egjipt.

Aksidenti me trenin e linjës Mansoura-Kajro ndodhi në provincën Qalyubia, në veri të kryeqytetit ku të paktën 4 vagonë dolën nga shinat.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë nga të lënduarit në aksident ndodhen në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos