Ja si e festuan titullin lojtarët e Liverpool

Nga A2 CNN
26 Qershor 2020, 08:38 | Futboll

Të mbledhur të gjithë në një hotel, lojtarët e Liverpool panë në një ekran të madh se si Chelsea fitoi 2-1 ndaj Manchester City, rezultat që i dha matematikisht titullin kampion ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp.

Andy Robertson, Alisson Becker dhe Roberto Firmino ishin ata që kënduan dhe festuan më shumë, me të parin që tha për BBC se pas festës së madhe në hotel, futbollistët po mundohen që të bindin trajnerin e tyre për t’i dhënë disa ditë pushim.

“Do i japim dhe nja dy birra të tjera dhe besoj se do na lërë dy ditë pushim”, tha mbrojtësi skocez.

Për herë të fundit, Liverpool kishte fituar titullin kampion në Angli në vitin e largët 1990. Këtë sezon, kur duhen edhe 7 ndeshje nga përfundimi i Premier League, “The Reds” kanë lënë rrugës vetëm 7 pikë, duke pasur një avantazh prej 23 pikësh nga Manchester City i vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos