Ja si pritet Hashim Thaçi në kufirin e Kosovës me Shqipërinë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2020, 20:21 | Kosova

Qindra qytetarë kanë pritur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me valle e flamuj në dalje të kufirit Shqipëri-Kosovë.

Qytetarët ishin mbledhur në Vermicë, në pritje të Thaçit, i cili u kthye sot nga Haga pas intervistimit 4-ditor nga Dhomat e Specializuara.

Më herët, Thaçi njoftoi në Facebook se ditën e nesërme do të flasë për 4 ditët e kaluara në Hagë: “Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos