Thaçi në Hagë, merret në pyetje edhe gjatë së enjtes

Nga A2 CNN
16 Korrik 2020, 12:26 | Kosova
Thaçi në Hagë, merret në pyetje edhe gjatë së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të mos japë asnjë deklaratë për gazetarët edhe pas ditës së tretë të marrjes në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Hagë.

Gjatë së mërkurës ai u mor në pyetje nga ora 13:00 deri në 19:00, por duket se prokurorëve nuk u kanë mjaftuar as tri ditë dëshmi.

Siç raportohet, sot do të jetë dita e fundit e marrjes në pyetje. Kjo do të thotë se ish-lideri politik i UÇK do të jetë personi, i intervistuar më gjatë nga rreth 200 të dyshuarit, apo dëshmitarët e mundshëm, të thirrur nga Dhomat e Specializuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos