
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ky takim u zhvillua me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.
“Kemi bërë progres, detajet do t’i merrni në ditët e ardhshme. Kemi diskutuar edhe për takimin e radhës për të cilin do të kuptohet në javët e ardhshme”, tha Hoti, duke shtuar se gjithçka rreth dialogut do të jetë transparente. (A2 Televizion)