“Jam kthyer nga Ferri me mision”. Ushtari brazilian vret 3 persona në kishë

Nga A2 CNN
23 Maj 2019, 10:44 | Bota

Një ushtarak brazilian vrau 3 persona në një kishë përpara se të vritej nga policia.

Kolonel-lejtnant Rudson Aragão Guimarães mendohet se ishte nën efektin e drogës kur kreu masakrën në Paracatu, mbrëmjen e së martës.

Dëshmitarët i thanë policisë se 39-vjeçari hyri në kishë duke bërtitur se ishte kthyer nga Ferri me një mision për të përmbushur. Në momentin që u vra nga policia ai kishte edhe 6 plumba të tjerë të cilët dukej se kishte ndërmend t’i përdorte.

Policia deklaroi se nuk i ka të qarta shkaqet e këtij sulmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos